PSG ofron 50 milionë euro për yllin e Atalantas Hojlund - NACIONALE

PSG ofron 50 milionë euro për yllin e Atalantas Hojlund

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Paris Saint-Germain ka bërë ofertën e parë zyrtare në vlerën e 50 milionë eurove për sulmuesin e Atalantas, Rasmus Hojlund.

Klubi italian që ka pritje të larta për çmimin e danezit, mund edhe ta refuzojë këtë ofertë mirëpo që do të nënkuptonte se PSG-ja do të largohej nga gara.

Gara për shërbimet e Hojlund po bëhet gjithnjë e më interesante, me Man Unitedin që ofroi 50 milionë euro plus 10 milionë euro bonuse për 20-vjeçarin të mërkurën.

Dëshira e lojtarit mbetet kalimi në “Old Trafford”, skuadër me të cilën edhe ka marrëveshje personale mirëpo nuk do ta refuzonte as kalimin në “Parkun e Princave”.

Hojlund është në qendrën e vëmendjes që disa muaj, pas paraqitjeve te Atalanta edicionin e kaluar ku regjistroi tetë gola dhe dy asistime në 31 ndeshje.

‘RMC Sport’ raporton se Hojlund ka arritur marrëveshje personale edhe me PSG-në në aspektin personal.

Pavarësisht ofertës së bërë, PSG nuk do të tentojë të bëjë ndonjë ofertë të përmirësuar për Hojlund, shkaku që ende nuk e kanë të qartë të ardhmen e Kylian Mbappes, i cili ia prishi planet klubit duke e refuzuar Al-Hilalin.

Lajme të ngjashme