PSG nuk dorëzohet, interesohet sërish për Yamal - NACIONALE

PSG nuk dorëzohet, interesohet sërish për Yamal

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Paris Saint-Germain do të bëjë një tjetër përpjekje për të nënshkruar me 16-vjeçarin e Barcelonës Lamine Yamal në afatin kalimtar veror.

Yamal vlerësohet si yll i tashmës dhe të ardhmes, duke debutuar te Barcelona vetëm si 15-vjeçar. Adoleshenti deri më tani ka bërë 44 paraqitje duke qenë ndër lojtarët me më influencë te katalunasit.

“Le Parisien” raporton se PSG e ka bërë prioritet afrimin e Yamal pavarësisht që oferta prej 200 milionë eurove u refuzua muaj më parë nga Barcelona.

Edhe pse nuk vlerësohet si zëvendësimi adekuat për Kylian Mbappe, Yamal është identifikuar si i duhuri për të rritur projektin e skuadrës franceze.

Barcelona nuk e ka në shitje Yamal por nuk do të jetë i “paprekshëm” nëse ky i fundit e kërkon largimin në verë, me blaugranasit që e kanë derën e hapur për secilin lojtar.

Presidenti i Barcelonës Joan Laporta ka konfirmuar se refuzuan një ofertë prej 200 milionë eurove për “Messin e ri”, por që nuk përmendi emrin e skuadrës së interesuar – me mediumet franceze që aludojnë se është vetë PSG-ja.

“Kemi marrë ofertë për Lamine Yamal në vlerën e 200 milionë eurove dhe e refuzuam. I besojmë djaloshit, është këtu për të ardhmen”.

“Kemi oferta për të gjithë lojtarët e rinj si Pedri, Balde, Gavi ose Aruajo por nuk duam t’i shesim”.

PSG në të njëjtën mënyrë kishte transferuar Neymarin në vitin 2017 duke aktivizuar klauzolën e lirimit në vlerën e 200 milionë eurove, që vazhdon të jetë transferimi më i shtrenjtë në histori.

Lajme të ngjashme