PSG në "frymën e fundit" triumfon ndaj Strasbourg - NACIONALE

PSG në "frymën e fundit" triumfon ndaj Strasbourg

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Paris Saint-German ka arritur të arkëtojë pikët e plota krejtë në fundin e ndeshjes duke mposhtur në shtëpi Strasbourg.

Në ndeshjen e parë pas pushimit të Kupës së Botës, "Parisienët" me mjaftë mund dolën ta mposhtin me rezultat 2:1 Strasbourgin.

Ashtu siç pritej, vendasit ishin tejet dominues duke kërkuar golin nga minuta e parë.

Ishte ylli brazilian Neymar që asistoi për mrekulli te Marquinhos, që shënoi nga afërsia për të vendosur PSG-në përpara (14')

Pas kësaj, Kylian Mbappe rrezikoi por që nuk arriti ta dërgojë topin në rrjetë, e deri në fundin e kësaj pjese loja doli të jetë më e balancuar.

Në pjesën e dytë, Marquinhos në përpjekje për ta larguar topin e dërgoi aksidentalisht në rrjetë duke barazuar shifrat (51').

E situata për "Parisienët" u vështirësua me Neymarin që u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë pas një stimulimi, ku edhe la bashkëlojtarët 30 minuta pa përfunduar ndeshja (63').

Pas kësaj, edhe pse me 10 lojtarë në fushë PSG kërkoi golin e fitores dhe e arritën krejtë në fund, pra në kohën shtesë.

Ishte mbrojtësi mysafir që bëri një ndërhyrje brenda zonës, me arbitrin që akordoi penallti dhe nga e cila e pagabueshëm ishte francezi Mbappe (90+7’).

Me këtë fitore, PSG mban kreun me 44 pikë, derisa Strasbourg renditët në pozitën e parafundit me 11 sosh.

Në xhiron e radhës, PSG do të jetë mysafir i Lens, derisa Strasbourg do të ketë punë me Troyes.

Lajme të ngjashme