PSG ndryshon mendje, Renato Sanches pranë kalimit te Roma
Paris Saint-Germain thuhet se më në fund është hapur për idenë që ta huazojnë mesfushorin Renato Sanches me opsion blerje te Roma.
Siç raporton “Sky Sport Italia”, “Parisienët” janë në negociata me Romën dhe duan ta kompletojnë sa më parë marrëveshjen.
Mesfushori ka dhënë “dritën jeshile” për t’iu bashkuar klubit italian, shkaku që të bashkëpunojë me trajnerin Jose Mourinho.
PSG deri vonë kishte kërkuar huazimin me obligim blerje, gjë që Romës s’i konvenonte shkaku që nuk mund të investojë ‘për planin afatgjatë’.
Por, mediumi italian raporton se PSG ka ndryshuar qasje dhe tani janë të gatshëm të pranojnë ofertën e Romës.
Portugezi do t’i mbush 26 vjeç më vonë dhe iu bashkua PSG-së vetëm verën e kaluar në një marrëveshje prej 15 milionë euro nga Lille.
Sanches asnjëherë s’e gjeti formën më të mirë te PSG-ja duke zhvilluar vetëm 27 paraqitje, ku shënoi dy gola.