PSG ndalet nga Clermont, Rashani zhvillon mbi 20 minuta - NACIONALE

PSG ndalet nga Clermont, Rashani zhvillon mbi 20 minuta

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Paris Saint-Germain nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në udhëtim te Clermont, në kuadër të xhiros së shtatë në Ligue 1.

“Parisienët” pavarësisht dominimit në të gjitha aspektet, assesi nuk arriti të shënojë duke barazuar me rezultat 0:0.

PSG ishte shumë më e mirë nga minuta e parë duke ndërtuar aksione të njëpasnjëshme, por iu mungoi finalizimi.

Sulmuesi Kylian Mbappe kishte një rast të artë nga afërsia por disi dështoi ta dërgonte brenda rrjetës.

Një rast tjetër e humbi edhe qendërsulmuesi Gonçalo Ramos, i cili goditi në mes të portës, gjë që nuk e befasoi portierin Mory Diaw.

Ndërkohë në minutën e 69-të u inkuadrua edhe kosovari Elbasan Rashani, i cili e ka humbur pozitën në 11-shen bazë shkaku që ende s’është kthyer në formën më të mirë që nga lëndimi i fundit.

Me këtë pikë të fituar, PSG merr pozitën e dytë me 12 pikë derisa për Clermont renditet në vendin e 17-të me dy sosh.

Në xhiron e radhës PSG do të jetë mysafir i Rennes derisa Clermont i shkon Montpellierit.

Lajme të ngjashme