PSG me ofertë marramendëse për synimin e Man Unitedit Kolo Muani - NACIONALE

PSG me ofertë marramendëse për synimin e Man Unitedit Kolo Muani

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester Unitedi ka marrë një goditje të fortë në garë për sulmuesin e Frankfurtit Randal Kolo Muani, pasi Paris Saint-Germaini ka përgatitur një ofertë të lartë prej 80 milionë eurove për sulmuesin.

Duke e parë të ardhmen e pasigurt të Kylian Mbappes, PSG-ja është duke menduar ta përforcojë sulmin, duke e bërë Kolo Muanin synim kryesor.

Sipas gazetës gjermane Bild, klubi francez i ka nisur bisedimet me Frankfurtin dhe po përgatit një ofertë në vlerë prej 80 milionë eurove për sulmuesin 24-vjeçar.

Megjithatë, Frankfurti nuk dëshiron ta shesë sulmuesin e vet për më pak se 90 milionë euro.

Kolo Muani ka kontratë me Frankfurtin deri në vitin 2027, që nënkupton se klubi gjerman ka përparësi në bisedime për të.

Por PSG-ja është përfshirë në bisedime edhe me lojtarin, gjë që mund të luajë rol në largimin e tij për më pak se 90 milionë euro.

Kërkimet e PSG-së për sulmues të rinj vijnë pas pamundësisë së klubit për t’i siguruar shërbimet e Victor Osimehnit të Napolit dhe ngurrimit për ta paguar çmimin e lartë të shitjes së Harry Kane.

Përveç Manchester Unitedit, edhe Chelsea e Bayern Munich besohet të jenë të interesuara në Kolo Muanin.

Sulmuesi i Francës shpërtheu për Frankfurtin sezonin e kaluar, duke i shënuar 23 gola dhe 17 asiste në 46 ndeshje në të gjitha garat.

Lajme të ngjashme