PSG me një “këmbë” në fazën tjetër, fiton bindshëm ndaj Brestit
Paris Saint-Germain ka shënuar fitore bindëse në udhëtim te Brest, në kuadër të ndeshjes së parë të play-offit të Ligës së Kampionëve.
“Parisienët” fituan me rezultat 0:3, sfidë që e dominuan në të gjitha aspektet.
Vitinha u tregua i saktë nga pika e bardhë për të kaluar në epërsi PSG-në pas 21 minutave lojë.
Ndërsa, ishte lojtari më në formë i “Parisienëve” Ousmane Dembele që pas asistimit të Achraf Hakimit e dyfishoi epërsinë (45’).
Desire Doue gjithashtu e gjeti rrugën drejtë rrjetës, megjithatë VAR-i e anuloi për pozitë jashtë loje (50’).
Kurse, fitoren e vulosi Ousmane Dembele me një gol të bukur edhe pse goditja iu devijua nga Marco Bizot (66’).
PSG-ja tani është afër kualifikimit për raundin e 16-të, mirëpo punën duhet ta kryejë javën tjetër në “Parkun e Princave”.