PSG i mohon negociatat me Mo Salah - NACIONALE

PSG i mohon negociatat me Mo Salah

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Paris Saint-Germain Nasser Al-Khelaifi kategorisht i ka mohuar raportimet se i kanë nisur diskutimet për të nënshkruar me sulmuesin e Liverpoolit Mohamed Salah.

Kontrata e egjiptianit skadon në verë, ndërsa 32-vjeçari kohëve të fundit ka lënë të hapur mundësinë për tu larguar nga “Anfield”.

Arabia Saudite që sa kohë është destinacioni më i mundshëm, mirëpo raportimet e fundit spekulonin se në garë është edhe PSG-ja, megjithatë presidenti i skuadrës franceze i ka mohuar këto bisedime.

Nuk është e vërtetë. Ai është lojtar fantastik, i mrekullueshëm dhe aset i madh mirëpo kurrë nuk e kemi menduar, për të qenë i sinqertë”.

Secili klub do ta donte, mirëpo raportimet thjesht nuk janë të vërteta”.

Dua t’i ndaloj këto spekulime në media, kushdo që flet nga e majta në të djathtë, që duan t’i shesin gazetat, të shesin spekulime që s’janë të vërteta. Dua t’i ndaloj të gjitha këto”, deklaroi ai për “Sky Deutschland”.

I pyetur nëse PSG-ja mund të transferojë ndonjë lojtar në janar, Al Khealifi u përgjigj: “Nëse ka ndonjë mundësi, do të shikojmë sigurisht”.

Për të ardhmen e Salah komentoi edhe tranjeri Arne Slot, i cili bëri shaka duke e lidhur me situatën e Man Cityt.

Ndoshta Salah di më shumë për 115 akuzat e Man Cityt dhe nuk pret që ata të jenë në Premierligë sezonin tjetër”.

“Unë i pres që të jenë në Premierligë. Ajo ishte shaka, po e përsëris ishte shaka”.

Lajme të ngjashme