PSG i dashuruar me Victor Osimhen: Gati 150 milionë euro për nigerianin - NACIONALE

PSG i dashuruar me Victor Osimhen: Gati 150 milionë euro për nigerianin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Paris Saint-Germain është i gatshëm të bëjë një ofertë të lartë për sulmuesin e Napolit, Victor Osimhen.

Që kur iu bashkua skuadrës italiane, nigeriani ka dëshmuar se është një ndër më të mirët në botë duke shënuar 54 gola në 93 paraqitje në të gjitha garat.

Ai e ka pranuar se ëndërron të luajë në Premierligë dhe një numër i madh i klubeve, si Manchester United, Chelsea dhe Arsenal janë përmendur si destinacion i mundshëm për në verë.

Sidoqoftë, "Football Insider" raportons e PSG-ja është e gatshme të mposhtë çdo ofertë të skuadrave angleze. Lideri i Ligue 1 thuhet se do të propozojë plot 150 milionë euro gjatë afatit veror.

Gjiganti francez pavarësisht se po mundohet të qëndrojë mirë me rregullat financiare, ka nevojë për përforcimin e skuadrës në mënyrë që sezonin tjetër ta shpresojë sërish Ligën e Kampionëve.

PSG gjithashtu ka dyshime mbi të ardhmen e Lionel Messit dhe Kylian Mbappes, që janë të lidhur me largimin nga "Parku i Princave".

Dyshja kanë shënuar 35 gola nga 73 golat e klubit në Ligue 1 këtë edicion, derisa skuadra franceze ka vendosur përfundimisht edhe ta shesë bashkëlojtarin Hugo Ekitike

Lajme të ngjashme