PSG gjen pasuesin e Lionel Messit, e do me çdo kusht yllin e Man Cityt
Paris Saint-Germain po planifikon një lëvizje për mesfushorin e Manchester Cityt, Bernardo Silva këtë verë.
Portugezi ka edhe dy vite të mbetura në kontratë në “Etihad Stadiu”", por mund t’i jep fund qëndrimit katërvjeçar në Angli.
Silva që mund të luajë në disa pozita në mesfushë dhe si numër 10 po shihet si pasuesi adekuat i Lionel Messit te PSG-ja.
Legjenda argjentinase ka konfirmuar largimin nga “Parku i Princave” për t’iu bashkuar Inter Miamit pas vetëm dy sezoneve.
“Le Parisien” raporton se 28-vjeçari është i preferuari i gjigantit francez dhe do të provojnë ta transferojnë në verë për ta zëvendësuar shtatë herë fituesin e Kupës së Botës.

PSG planifikon që Silva të luajë mbrapa dyshes Kylian Mbappe dhe prioriteti për në sulm, Victor Osimhen.
Skuadra franceze tashmë ka nisur të bëjë biznes meqenëse kanë arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit Marco Asensio.
Në anën tjetër, Man City nuk do të ishte i hapur për ta shitur Silvan meqenëse është titullar i padiskutueshëm te skuadra e Pep Guardiolas.
Nën urdhrat e Guardiolas, Silva është bërë një ndër mesfushorët më të mirë duke shënuar 55 gola dhe kontribuar me 59 asistime në 305 ndeshje.
Përpos PSG-së, interesim për Silvan ka shprehur edhe gjiganti katalunas Barcelona.