PSG e ‘shkatërron’ Marseillen - NACIONALE

PSG e ‘shkatërron’ Marseillen

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Paris Saint-Germain ka shënuar fitore të thellë në derbin francez ndaj Marseille në kuadër të xhiros së gjashtë në Ligue 1.

“Parisienët” ishin shumë herë më të mirë duke fituar në fund me rezultat të thellë 4:0.

Achraf Hakimi kaloi PSG-në në epërsi me një gol të mrekullueshëm nga gjuajtja e lirë (8’).

Ndërsa, Rolo Kolo Muani dyfishoi epërsinë duke realizuar nga afërsia pasi portieri mysafir priti goditjen e Hakimit nga distanca (37’).

PSG vazhdoi me këtë dominim, duke shënuar edhe golin e tretë – këtë herë me portugezin Gonçalo Ramos që u asistua nga Ousmane Dembele (47’).

I njëjti realizoi edhe një herë për ta vulosur fitoren prej 4:0 një minutë pa përfunduar koha e rregullt (89’).

PSG tani rendtet në pozitën e tretë në tabelë me 11 pikë derisa Marsielle zë vendin e shtatë me nëntë sosh.

Lajme të ngjashme