PSG e nis me trofe vitin 2024, e fiton Superkupën e Francës
Paris Saint-Germain e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme vitin 2024, duke fituar Superkupën e Francës pasi mposhti Toulouse në finale.
“Parisienët” shkëlqyen me një paraqitje fantastike për të fituar në fund me rezultat komod 2:0.
Pas vetëm tre minutave lojë, Kang-In Lee kaloi PSG-në në epërsi pas një asistimi të shkëlqyer të Ousmane Dembeles.
Tolouse kishin raste ta barazonin rezultatin përmes Suazo dhe Dalling, por të dy dështuan nga afërsia.
Ishte Kylian Mbappe që dyfishoi epërsinë me një eurogol solo (44’).
Pjesa e dytë ishte shumë më e qetë, ku dy skuadrat kishin disa raste shënimi por larg finalizimit.
Kësisoj PSG e ruajti rezultatin deri në fund, duke e sigurar trofeun e parë për vitin 2024.
Ndërkohë, klubi francez mbetet në garë edhe për trofe të tjerë, si Liga e Kampionëve dhe Ligue 1.