PSG e ‘çmendur’ pas Kvaratskhelias, ofron para plus tre lojtarë - NACIONALE

PSG e ‘çmendur’ pas Kvaratskhelias, ofron para plus tre lojtarë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Paris Saint-Germain ka përgatitur një ofertë të lartë për të siguruar shërbimet e yllit të Napolit Khvicha Kvaratskhelia.

“Parisienët” e kanë bërë prioritet afrimin e gjeorgjianit në janar, ndërsa janë gati të ofrojnë plot 80 milionë euro, ku do të përfshihen edhe lojtarë.

Në ofertën e PSG-së do të jetë edhe qendërmbrojtësi Milan Skriniar, së bashku me dy talentë të rinj, pastaj pjesa tjetër do të jetë para.

Gazetari Fabrizio Romano raporton se edhe Kvaratskhelia i ka hapur derën një mundësie largimi në janar, meqenëse negociatat për rinovim kanë ngecur.

“Khvicha Kvaratskhelia i ka hapur definitivisht derën largimit në janar. PSG favorit dhe në kontakte direkte me Napolin”.

“Çmimi rreth 80 milionë euro po diskutohet, ndërsa kampi i Kvaras është në negociata me PSG-në për marrëveshje personale, ku progresi po shkon mirë”.

‘Kvaradona’ po kërkon një pagë shumë më të lartë se ajo që po i ofron Napoli, kushte që lehtësisht mund t’ia paguajë klubi francez.

Lajme të ngjashme