PSG dyfishon epërsinë ndaj Milanit, shënon Kolo Muani (VIDEO)
Paris Saint-Germain e ka nisur furishëm pjesën e dytë, duke gjetur edhe golin për 2:0 ndaj Milanit.
Kampioni francez shënoi një herë me të filluar pjesa e dytë, por goli u anulua nga VAR për një ndërhyrje të palejueshme, por pak minuta më pas ishte Randal Kolo Muani që gjeti golin për 2:0.