PSG bindës ndaj Sociedadit, kualifikohet në çerekfinale - NACIONALE

PSG bindës ndaj Sociedadit, kualifikohet në çerekfinale

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Paris Saint-Germain ka fituar edhe në ndeshjen kthyese ndaj Real Sociedadit, për ta siguruar një vend në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Pasi fituan përballjen e parë me rezultat 2:0, PSG ishte më e mirë edhe në ndeshjen kthyese me rezultat 1:2.

Kylian Mbappe ishte ylli i ndeshjes, duke realizuar dy gola fantastik për t’ia siguruar PSG-së kualifikimin tutje.

Pas 15 minutave, Ousmane Dembele asistoi te Mbappe, që realizoi nga një pozitë jo e lehtë për ta zhbllokuar rezultatin.

Francezi pastaj dyfishoi epërsinë pas asistimit të Lee Kang-in duke kaluar mbrojtësit me shpejtësi dhe pastaj ishte i pagabueshëm nga afërsia (56’).

E tëra që arriti të bënte Real Sociedadi ishte goli i nderit i shënuar nga Merino krejt në fund (89’).

PSG tani i bashkohet Bayern Munichut në çerekfinale dhe kundërshtarët do t’i mësojnë javën tjetër pasi të kryhen edhe ndeshjet e tjera.

Lajme të ngjashme