PSG bën ofertë për Jadon Sanchon
Paris Saint-Germain ka bërë ofertë për sulmuesin e Manchester Unitedit Jadon Sancho.
Mediumi “Footmercato” raporton se gjiganti francez është edhe afër ta kompletojë marrëveshjen në parim me yllin anglez.
Sancho është shumë i emocionuar për projektin e PSG-së, andaj ka dhënë përgjigje pozitive për kalimin në “Parkun e Princave”, pavarësisht që javën e kaluar i përmirësoi lidhjet me trajnerin Erik ten Hag.
Tani, PSG-ja është në negociata me Man Unitedin, për të parë nëse mund të arrihet një marrëveshje dhe nëse gjiganti anglez është i hapur për shitjen e ish yllit të Dortmundit.
Unitedi e kishte vendosur në shitje Sanchon që nga janari i kaluar, mirëpo situata ndryshoi në javët e fundit pasi lojtari dhe tekniku holandez mbajtën një takim duke sqaruar tensionet mes vete.
🚨EXCL : 🔴🔵🏴 #Ligue1 |
— Santi Aouna (@Santi_J_FM) July 22, 2024
🔐 Le PSG a formulé une proposition contractuelle à Jadon Sancho. Les positions sont rapprochées.
✅️ De sources parisiennes, l'ailier de MU est hyper emballé par le projet présenté par le PSG
⏳️ Reste à voir si Manchester United souhaitera libérer… pic.twitter.com/Z3MVVf4Ogs
Ten Hag publikisht deklaroi se është i lumtur që Sancho do të jetë pjesë e skuadrës, ndërsa e la titullar edhe në miqësoren e fundit.
Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për të parë nëse e ardhmja e Sanchos mbetet në “Old Trafford”, apo Francë.
PSG e njeh mjaftë mirë Sanchon edhe nga gjysmëfinalja e s sezonit të kaluar, ku anglezi bëri një paraqitje maestrale për ta eliminuar klubin francez nga Liga e Kampionëve.