“Pse s’i zgjidhë telashet e Italisë?” – Presidenti i Brazilit s’e do Ancelottin në krye të Kombëtares
Presidenti i Brazilit, Lula de Silva, e ka vënë në pikëpyetje emërimin e Carlo Ancelottit si trajner të ardhshëm të Kombëtares së Brazilit dhe e ka këshilluar atë të përqendrohet në zgjidhjen e telasheve të Italisë.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Brazilit, Ednaldo Rodrigues, konfirmoi të enjten se Ancelotti do ta marrë drejtimin e ekipit kombëtar brazilian nga vera e vitit 2024.
Deri në atë kohë, Brazili do të udhëhiqet nga trajneri i përkohshëm Fernando Diniz.
De Silva ka shprehur admirimin për Diniz dhe beson se atij duket t’i jepet kjo detyrë në vend të Ancelottit.
Lideri i shtetit brazilian tha se Ancelotti duhet të merret me Italinë, e cila dështoi të kualifikohej në Kupën e Botës 2022, pavarësisht se sapo e kishte fituar Kampionatin Evropian 2020.
“Ai nuk ka qenë kurrë trajner i Italisë. Përse ai nuk i zgjidh problemet e Italisë? Ata nuk u kualifikuan në Botërorin e fundit”, tha De Silva për SBT.
Presidenti beson se vështirësitë e Brazilit në turnetë e fundit të mëdhenj kanë ardhur kryesisht për shkak të mungesës së lojtarëve cilësorë, jo për shkak të trajnerëve.
“Problemi nuk është Diniz; problemi është se ne nuk kemi cilësinë e lojtarëve që e kishim dikur”, nënvizoi ai.
Ancelotti, 64 vjeç, do të emërohet në krye të Brazilit në qershor 2024, kur edhe i skadon marrëveshja me Real Madridin.
Diniz është trajner i Fluminenses dhe nuk do të largohet nga klubi gjatë kohës në krye të ekipit kombëtar brazilian.
