Pse Ronaldo nuk u ftua nga Kombëtarja e Portugalisë?
Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, do të mungojë në miqësoren e Kombëtares së Portugalisë ndaj Suedisë, me trajnerin Roberto Martinez që ka treguar pse ka ndodhur kjo në momentet e fundit.
Martinez kishte përfshirë pesë herë fituesin e Topit të Artë në skuadrën e tij paraprake prej 32 lojtarësh, por tani e ka lënë atë jashtë ndeshjes së radhës të ekipit të tij kundër Suedisë. Ai bashkohet me Diogo Dalot, Joao Cancelo, Danilo Pereira, Otavio, Ruben Neves, Vitinha dhe Joao Felix, në listën e lojtarëve që janë pushuar për miqësoren.
.jpg?auto=webp&format=pjpg&width=3840&quality=60)
Sipas ESPN, arsyeja e largimit të sulmuesit të Al Nassr është thjesht për t'i dhënë pak pushim 39-vjeçarit, i cili është në një udhëtim të vogël me familjen e tij në Arabinë Saudite, për disa pushime pasi Liga Pro Saudite ka bërë një pauzë për ndeshjet ndërkombëtare. Ish-superylli i Real Madridit luajti të gjithë 90 minutat për Al Nassr të shtunën në mbrëmje dhe për këtë arsye i është dhënë një pushim i rëndësishëm përpara një vere jashtëzakonisht të ngarkuar.
.jpg?auto=webp&format=pjpg&width=3840&quality=60)
Golashënuesi më i mirë i Portugalisë do të rikthehet në skuadrën e Martinez pas ndeshjes së Suedisë dhe ka të ngjarë të marrë pak minuta lojë gjatë miqësores së dytë dhe të fundit përpara se të kthehet në ndeshjen e fundit të klubit për muajin mars. Ronaldo ka të ngjarë të jetë edhe një herë pjesë integrale e skuadrës së Portugalisë në verë, me kombin e tij që është një nga favoritët për të fituar EURO 2024 në Gjermani.
Sulmuesi i Al Nassr do të rikthehet në veprim për Portugalinë kur ata të përballen me Slloveninë më 26 mars. Më pas ai do të kthehet në aksion në Ligën Pro të Arabisë Saudite kur Al Nassr të përballet me Al Tai më 30 mars, ndërsa ata kërkojnë të vazhdojnë të ndjekin liderin e ligës, Al Hilal, që momentalisht duken të paarritshëm.