Pse Lionel Messi është favoriti për ta fituar Topin e Artë?
Ylli argjentinas Lionel Messi pritet ta fitojë sërish Topin e Artë, i cili do të bëhet i teti duke e rritur edhe më shumë këtë rekord që tani shihet si i “pamundur” për t’u thyer.
Mesi kaloi një sezon fantastik, ku në dhjetorin e kaluar ndihmoi Argjentinën për ta fituar Kupën e Botës. Paraqitjet e tij u krahasuan me të Diego Maradonas në vitin 1986, ku bëri të njëjtën gjë në Meksikë.
Një vit pasi dështoi të hynte në pretendentët për Topin e Artë, Messi tani është favoriti duke marrë parasysh paraqitjet në edicionin 2022/23.
Po, sensacioni i Man Cityt Erling Haaland në vitin e parë në Premierligë vendosi rekord të ri duke shënuar plot 52 herë në të gjitha garat, ku me skuadrën e Pep Guardiolas fitoi tripletën (Premierligën, FA Cup dhe Ligën e Kampionëve).
Po, Kylian Mbappe vazhdoi formën e shkëlqyer duke realizuar 50 gola në të gjitha garat për PSG-në.
Mirëpo, asnjëri prej tyre nuk shihen mbi Messin. Më poshtë, mund të lexoni arsyet se pse është favoriti për të qenë lojtari më i mirë në botë sërish:
Messi realizoi shtatë gola dhe dhuroi tre asistime në shtatë paraqitjet e Argjentinës në Katar. Ai është një ndër gjashtë lojtarët që është përfshirë se paku në 10 gola në një Kupë të Botës në të gjitha kohërat, në listën ku gjenden edhe emrat si Eusebio (10, 1996), Pele (10, 1970), Maradona (10, 1986), Mbappe (10, 2022) dhe Gerd Muller (13, 1970).
Messi ishte lojtari i parë në këtë turne që shënoi në fazën e grupeve, raundin e 16-të, çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale (ai më parë asnjëherë nuk kishte shënuar gol në fazën e eliminimit direkt pavarësisht që ka zhvilluar 756 minuta duke bërë 23 përpjekje), ndërsa është një ndër pesë lojtarët e vetëm pranë Jairzinhos, Fontaine, Shillaci dhe Suker që ka shënuar në gjashtë ndeshje deri në finale.
Në moshën 35-vjeçare, Messi priu për më së shumti gjuajtje (32), gjuajtje në portë (18), shanse të krijuara nga loja e hapur (17), faulle të fituara (22) si dhe u tregua i saktë katër herë nga pika e bardhë.
Ai ishte gjithashtu i përfshirë në aksionet që ndikuan që dikush të gjuante në portë, që ishte 53, katër më shumë se Mbappe dhe në nivel me Griezmann për shanse të krijuara (7). Mbappe ndërkohë, ishte i vetmi lojtar që kishte më shumë prekje në zonë më shumë se Messi (68 ndaj 45).

Messi pastaj u bë lojtari me më së shumti paraqitje në historinë e Kupës së Botës (26), duke tejkaluar legjendën e Gjermanisë Lothar Matthaus (25), derisa në minutën e 23-të të finales tejkaloi Paolo Maldinin për më së shumti minuta të zhvilluar në finale (2 mijë e 216).
Dy golat në finale ndikuan që të shkojë te 13 në finale, duke e bërë të tretin në histori prapa Ronaldo Nazarios (15) dhe Miroslav Klose (16).
Messi gjithashtu është një ndër katër lojtarët pranë Klose, Pele dhe Uwe Seeler që ka shënuar në katër Kupa të Botës të ndryshe, me vetëm Cristiano Ronaldon që ka menaxhuar të shënojë më shumë (5).

Përpos trofeut, Messi fitoi Topin e Artë për paraqitjet e tij. Mbappe, rivali i Messit për Topin e Artë përfundoi si top golashënuesi duke fituar Këpucën e Artë, pasi realizoi het-trik në finale por ishte dita e Messit dhe ndoshta ndër paraqitjet më të mira individuale në Kupën e Botës.
Sa i përket statistikave, Messi tani është lider në Kupën e Botës për shanset e krijuara (75), shanset e krijuara nga loja e hapur (55), driblime të tentuar (206), driblime të kompletuara (125), gjuajtje (104) dhe gjuajtje në portë (46).

Sidoqoftë, nuk është që shkëlqeu vetëm në Kupën e Botës sezonin e kaluar...
I nënvlerësuar te PSG-ja
Duke hyrë në Kupën e Botës, Messi po kalonte një formë brilante te PSG-ja.
Në mesin e sezonit, askush në top pesë ligat evropiane s’ishte më kërcënues se Messi, që kishte një mesatare prej 1.2 shanse për të shënuar në 90 minuta.

Në top pesë garat evropiane, Messi ka pasur më së shuti asistime në të gjitha garat (14, 10 prej tyre në Ligue 1) prioritet në Kupën e Botës, ai barazoi numrin e asistimeve në sezonin 2021/22, pavarësisht që zhvilloi 1 mijë e 290 minuta dhe theu rekordin paraprakë në edicionin e kaluar (12 në krahasim me 11).
Në 18 ndeshje që zhvilloi për PSG-në para Kupës së Botës, Messi kishte një mesatare prej 83 prekjeve, 1.44 përfshirjeve në gol, 2.81 shanse të krijuar, 0.98 shanse të mëdha të krijuara, 4.25 gjuajtjeve dhe 3.22 driblimeve të suksesshme për 90 minuta.
