Pse Cristiano Ronaldo u dënua dhe pse gjesti i tij është fyes?
Sulmuesi Cristiano Ronaldu u suspendua për një ndeshje nga komiteti disiplinor dhe etik i Federatës së Futbollit të Arabisë Saudite.
Portugezi ishte hetuar nga Federata Arabe shkaku që bëri një gjest të ulët drejt tifozëve të Al Shabab, që s’i ndalnin thirrjet “Messi, Messi, Messi”.
Përpos suspendimit, Ronaldo është obliguar të dënohet me 10 mijë funte te Federata Arabe, si dhe 20 mijë te rivalët Al Shabab.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë është kritikuar tej mase brenda shtetit pas këtij incidenti, pasi nuk është hera e parë që bën këso veprime në një ndeshje.
Çfarë bëri Ronaldo?
39-vjeçari bëri një gjest të ulët në fitoren e Al Nassrit ndaj Al Shababit, në kuadër të ligës arabe të dielën.
Në një video të publikuara në rrjetet sociale, Ronaldo u pa duke vendosur duart te veshi e pastaj bëri një gjest duke ulur duart te pjesa gjenitale, ku e gjitha iu ishte drejtur tifozëve rival.
Edhe pse kjo s’ishte parë direkt në televizion, Ëaleed Al-Farraj, një gazetar arab dhe njëkohësisht prezantues tha se komiteti disiplinor po përballej me një test të madh.
“Gjithçka ka limite, pavarësisht çfarë ylli i madh je ti”.
Ronaldo shënoi golin e parë për Al Nassr në atë përballje, me Taliscan q ëshënoi dy të tjerë që ta mbajnë klubin në pozitën e dytë në tabelë, shtatë pikë prapa Al Hilalit.
Pse është fyese?
Arabia Saudite është ndër vendet me konstraktive dhe vlerësohet si vend “ku të drejtat bazike janë të injoruar” dhe njerëzit kanë “liritë e kufizuara”.
Kur Ronaldo bëri një gjest pak a shumë të njëjtë në prillin e vitit 2023, një avokat në Arabinë Saudite Nouf bin Ahmed e vlerësoi si krim publik duke kërkuar arrestimin e portugezit.
Së fundmi për këtë situatë ka reaguar edhe Ronaldo, duke shpjeguar gjestin që kishte bërë.
“Unë i respektoj të gjitha klubet dhe aksioni në goditje shpreh forcën dhe fitoren dhe nuk është i turpshëm dhe ne jemi mësuar me këtë në Evropë”, raportohet të ketë thënë portugezit.
Kësisoj, Ronaldo do të mungojë në përballjen e të enjtes ndaj Al Hazm pavarësisht që u përfshi fillimisht në listë.