Problemet e njëjta: Tifozët e Trepçës gjuajnë me gjësende basketbollistët e Pejës
Tifozët e Trepçës kanë gjuajtur me gjësende basketbollistët e Pejës sapo përfundoi ndeshja.
Pejanët nuk arritën të festonin siç donin brenda palestrës titullin kampion pasi menjëherë pas fishkëllimës së fundit tifozët e Trepçës nisën të gjuanin gjësende drejt tyre.
Peja fitoi me shumë mund finalen ndaj Trepçës për t'u shpallur kampion i Kosovës pas plot një dekade. Sidoqoftë, këtë assesi ta pranonin tifozët vendas që ishin në palestër.
Fatmirësisht asnjëri nga basketbollistët mesa duket nuk është lënduar, pasi vrapuan shpejtë për në zhveshtore.
Tutje, u pengua edhe ceremonia e dhënies së medaljeve pasi tifozët gjuajtën mjete piroteknike. Për më shumë shikoni pamjet.
Kujtojmë, Peja fitoi me rezultat 91:93 ndaj Trepçës pas vazhdimeve.