Problemet e njëjta për Ibrahimovicin, edhe 15 ditë jashtë fushës - NACIONALE

Problemet e njëjta për Ibrahimovicin, edhe 15 ditë jashtë fushës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Zlatan Ibrahimovic ka pësuar një tjetër lëndim muskulor, këtë herë derisa po përfaqësonte kombëtaren e Suedisë.

Tani është e konfirmuar që 41-vjeçari do të mungojë edhe për një kohë shkaku i atij lëndimi, që e pësoi në humbjen 3:0 ndaj Belgjikës të premten.

Sipas "Gazzetta dello Sport", Ibrahimovic do të mungojë për 10 deri në 15 ditët e ardhshme.

Qendërsulmuesi qëndroi në stol në fitoren e thellë të Suedisë 5:0 ndaj Azerbajxhanit, por pastaj zhvilloi më shumë se 30 minuta në humbjen ndaj Belgjikës.

"Rossonerët" janë njoftuar se lëndimi i Ibrahimovicit nuk është shumë serioz. Është e konfirmuar që lojtari tani do të vëzhgohet javë pas jave në mënyrë që të shërohet sa më parë.

Fokusi i vetëm i Ibrahimovicit tani padyshim janë 11 ndeshjet e mbetura në Serie A, pasi trajneri Stefano Pioli e ka larguar nga lista e Ligës së Kampionëve.

Ndërkohë, ka raportime se Milan është duke konsideruar t'ia vazhdojë kontratën edhe për një vit meqenëse edhe vetë lojtari ka shprehur gatishmëri.

Lajme të ngjashme