Probleme te Milani, Tomori së paku dy muaj jashtë fushës
AC Milan pritet të jetë pa qendërmbrojtësin Fikayo Tomori për së paku dy muaj.
Anglezi pësoi një lëndim në kofshë gjatë barazimit zhgënjyes ndaj Salernitana të premten mbrëma.
Menjëherë u pa si lëndim serioz, pasi Tomori e mbante këmbën dhe u largua nga fusha.
Tani, testet mjekësore kanë konfirmuar që ka të bëjë me një lëndim në kofshën e djathtë të këmbës.
Këto lëndime zakonisht nevojiten dy muaj për t’u shëruar, gjithnjë nëse nuk i kërkohet ndonjë operim.
Padyshim kjo është një goditje e madhe për skuadrën italiane, që kanë pësuar lëndime të njëpasnjëshme këtë sezon.
Tomori i bashkohet listës së madhe të lëndimeve, ku gjenden bashkëlojtarët si Tommaso Pobega, Pierre Kalulu, Malick Thiaw, Marco Pellegrino, Yunus Musah dhe Noah Okafor.
Ndërkohë, kjo nënkupton që vetëm Simon Kjaer është qendërmbrojtësi i vetëm në skuadrën momentale.
Milan pritet të jetë mjaftë aktive në afatin dimëror, pasi dëshiron të nënshkruajë me dy qendërmbrojtës.