Probleme te Man City, shtatë yje rrezikojnë të mungojnë ndaj Arsenalit - NACIONALE

Probleme te Man City, shtatë yje rrezikojnë të mungojnë ndaj Arsenalit

4 javë më parë

nga NACIONALE

Manchester City është duke hasur në vështirësi para përballjes me Arsenalin, pasi plot shtatë futbollistë të ekipit të parë rrezikojnë të mungojnë.

“Qytetarët” do ta zhvillojnë një përballje shumë interesante ndaj Arsenalit, ku padyshim që do të ketë rol të rëndësishëm në garën për titull.

Megjithatë, Guardiola ka shqetësime pasi plot shtatë lojtarë kanë pësuar lëndime derisa përfaqësonin kombëtaret e tyre në miqësoret e marsit.

Mbrojtësit Kyle Walker, Manuel Akanji dhe John Stones pësuan lëndime dhe janë në dyshim serioz për përballjen e të dielës.

Ndërsa, shqetësime kanë pasur edhe Ederson, Kevin de Bruyne, Jack Grealish si dhe Matheus Nunes.

Tërë këto mungesa i shkaktojnë probleme Cityt, që do të zhvillojnë plot shtatë ndeshje mes datës së sotme dhe 20 prillit, ku luajnë katër ndeshje në Premierligë, dy ndeshje ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve, si dhe gjysmëfinalen e FA Cupit kundër Chelseas.

Man City ka nevojë për t’i arkëtuar pikët e plota ndaj Arsenalit që të marrë drejtimin në kampionatin anglez, e pastaj të fokusohet në mesjavë për përballjen ndaj Realit në “Santiago Bernabeu”.

Kujtojmë, ndeshja mes Arsenalit dhe Cityt zhvillohe me fillim nga ora 17:30.

Lajme të ngjashme