Probleme te Franca, Camavinga mungon në stërvitje shkaku i lëndimit - NACIONALE

Probleme te Franca, Camavinga mungon në stërvitje shkaku i lëndimit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Edouardo Camavinga është në dyshime për përballjen e fundit të fazës së grupeve ndaj Polonisë, shkaku i një lëndimi.

“L’Equipe” raporton se 21-vjeçari s’ka qenë i pranishëm në stërvitje vetëm dy dytë para përballjes ndaj polakëve.

Ylli i Real Madridit ka munguar shkaku që ka ndjerë dhimbje në gjurin e djathtë, ku edhe pse s’është serioze – prania e tij në përballjen ndaj Polonisë mbetet në dyshime.

Franca thuajse e ka siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt, duke pasur katër pikë aq sa ka edhe Holanda, mirëpo ka nevojë për pikët e plota ndaj Polonisë që të ketë një kundërshtar më të lehtë në 1/8 e finales.

Franca vlerësohet si favoriti kryesor në Evropian, megjithatë paraqitjet e para ndaj Austrisë, respektivisht Holandës kanë qenë zhgënjyese pavarësisht që nuk di për disfatë.

Përballja mes Francës dhe Polonisë zhvillohet të mërkurën me fillim nga ora 18:00, ndërsa në dyshime thuhet se është edhe Kylian Mbappe.

Lajme të ngjashme