Probleme për Tottenhamin, Son mungon ndaj Man Unitedit
Tottenhami do të përballet me Manchester Unitedin në Premierligë pa kapitenin Heung-min Son.
Sulmuesi është në dyshime për përballjen që do të nis pas pak orëve, me trajnerin Ange Postecoglou që kishte konfirmuar në konferencë për media se do të merr një vendim të vonshëm nëse do ta përfshijë apo jo në skuadër.
“Daily Mail” raporton se 32-vjeçari nuk është në gjendje të luajë, andaj Spurs duhet t’ia dalin pa yllin e skuadrës.
Son që nuk ka pasur lëndime te Tottenhami që kur iu bashkua nga Bayer Leverkuseni, mori një lëndim muskulor kësisoj nuk do të arrijë ta ndihmojë skuadrën.
Në mungesën e Son, Tottenham do të ketë disa opsione. Brennarn Johnson, i cili ka shënuar tre gola në tre ndeshje mund të luajë në krahë, Dejan Kulusevski në të djathtë ngase ky i fundit ka luajtur si mesfushor shumicën e kohës këtë sezon.
Opsion tjetër është edhe Timo Werner, i cili ka regjistruar një gol në pesë paraqitje.
Përndryshe, përballja mes Tottenhamit e Man Unitedit do të nis me fillim nga ora 17:30.