Probleme për Real Madridin, ylli i skuadrës lëndohet sërish
Mesfushori i Real Madridit Arda Guler ka marrë një tjetër lëndim, duke e shtyrë edhe më shumë debutimin pavarësisht që erdhi në “Santiago Bernabeu” nga Fenerbahce në verë.
Turku ende nuk ka luajtur për fanellën e klubit madrilen, shkaku që u lëndua në fazën parapërgatitore që u zhvillua në Amerikë.
Fillimisht, Guler mori një lëndim në gju dhe u trajtua në Madrid për disa javë që të shërohet.
Kur pritej që lojtari të debutojë këtë të mërkurë ndaj Las Palmas, klubi ka konfirmuar që mesfushori është dëmtuar sërish në stërvitje, këtë herë ka pësuar lëndim muskulor.
Arda Güler's medical report.#RealMadrid
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) September 26, 2023
Kësisoj, raportohet se Guler do të mungojë për plot tre javët e ardhshme dhe Madridi shpreson që ai të jetë i gatshëm në muajin nëntor.
Edhe trajneri Carlo Ancelotti të martën bëri me dije se turku mund të debutojë ndaj Palmas, por situata tani ka ndryshuar.
“Atij i duhen minuta, të mësohet me lojën e skuadrës por është mirë. Në moshën e tij ai ka treguar se ka talent të pabesueshëm dhe është në gjenetike”, kishte deklaruar tekniku italian në konferencë për media.
Sidoqoftë, Ancelotti do të gëzohet pasi janë kthyer dyshja Dani Carvajal dhe Vinicius Junior.
Ndërkohë, përballja zhvillohet mes Realit dhe Los Palmas do të nis më fillim nga ora 19:00.