Probleme për Real Madridin, Camavinga mungon ndaj Atalantas - NACIONALE

Probleme për Real Madridin, Camavinga mungon ndaj Atalantas

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori i Real Madridit Edouardo Camavinga ka pësuar lëndim në stërvitje, kësisoj do të mungojë në finalen e Superkupës së UEFA-s ndaj Atalantas.

“Los Blancos” do të tentojnë ta fitojnë trofeun e parë për sezonin 2024/25, ku përballë kanë skuadrën italiane Atalanta.

Megjithatë, Reali tashmë ka marrë një lajm shumë të hidhur, meqenëse Camavinga do të mungojë shkaku i lëndimit që ka marrë sezonin e kaluar.

Lajmi i mirë për madrilenët është që francezi nuk ka dëmtuar ligamentin kryesor të gjurit, ngase kishte frikë te stafi mjekësorë.

Aurelien Tchouameni pritet ta zëvendësojë Camavingan, që ishte paraparë të luante nga minuta e parë, ndërsa pjesa e mbetur e formacionit do të jetë e njëjta, pra ata që luajtën në finalen e Ligës së Kampionëve.

Ndërkohë, përballja do të nis të mërkurën me fillim nga ora 21:00.

Lajme të ngjashme