Probleme për Man Unitedin, ylli i skuadrës mungon kundër Arsenalit - NACIONALE

Probleme për Man Unitedin, ylli i skuadrës mungon kundër Arsenalit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi i Manchester Unitedit Raphael Varane pritet të jetë mungesa e madhe e “Djajve të Kuq” në derbin ndaj Arsenalit.

Francezi u largua në pjesën e parë në fitoren 3:2 ndaj Nottingham Forestit si pasojë e një lëndimi, i cili mesa duket do ta mbajë jashtë fushës për disa javë.

Kësisoj, Man United tani duhet t’ia dalë pa francezin në udhëtimin e vështirë të dielën në “Emirates” – ku do të përballen me Arsenalin.

Victor Lindelof e zëvendësoi Varanen ndaj Forestit, andaj më shumë gjasë do të jetë titullar pranë Lisandro Martinezit edhe ndaj Arseanlit.

Kjo padyshim është një tjetër lajm i keq për Ten Hag, meqenëse është edhe pa yjet e tjerë si Luke Shaw, Tyrell Malacia, Mason Moount dhe Amad Diallo.

Ndërkohë, ende nuk dihet nëse transferimi i verës Rasmus Hojlund do të debutojë për klubin në derbi meqenëse ka pasur probleme në shpinë.

Danezi ka stërvitur me skuadrën për herë të parë të martën e kaluar dhe mbetet të shihet nëse do të jetë i gatshëm për t’u thirrur nga tekniku holandez.

Përballja ndërmjet Arsenalit dhe Man Unitedit do të nisë me fillim nga ora 17:30.

Lajme të ngjashme