Probleme për Liverpoolin, lëndimi i Mo Salah rezulton më serioz se sa mendohej - NACIONALE

Probleme për Liverpoolin, lëndimi i Mo Salah rezulton më serioz se sa mendohej

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Lëndimi i sulmuesit Mohamed Salah ka rezultuar të jetë më serioz se sa mendohej në fillim dhe mund të mbetet deri në katër javë jashtë fushës, kështu ka deklaruar agjenti.

Kjo nënkupton që shpresa se Liverpooli ta ketë golashënuesin më të mirë në derbit ndaj Chelseas dhe Arsenalit kanë mbaruar, me egjiptianin që pritet të mungojë në gjashtë ndeshet e radhës.

31-vjeçari mori një lëndim gjatë barazimit 2:2 nda Ganas të enjten dhe mungoi ndaj Cape Verde, ku Egjipti me shumë fat e siguroi kualifikimin tutje.

Agjenti i Salah Ramy Abbas shkroi në “twitter”: “Lëndimi i Mohammed është më serioz se çfarë mendohej në fillim dhe do të jetë jashtë fushës për 21-28 ditë dhe jo dy lojë”.

“Shansi më i mirë që të merr pjesë në këtë Ligë të Kombeve të Afrikës është nëse kryen shërim intensiv në Britani dhe pastaj t’i bashkohet ekipit sapo të jetë mirë”, deklaroi ai.

Trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp të dielën gjithashtu konfirmoi se Salah është rikthyer në Angli për shërim dhe mund të rikthehet në Afrikë nëse shërohet dhe njëkohësisht Egjipti avancon tutje.

“Ai do të jetë jashtë për një kohë të gjatë, ka kuptim që është me ne për t’u shëruar. Nëse është e shkruar në gurë, nuk e di”.

“Do të thosha se nëse Egjipti kualifikohet në finale dhe nëse Salah është gati para finales, ai do të rikthehet. Pse jo? Kjo është e qartë”.

Liverpool ka fituar tre ndeshjet pa Salah, me sulmuesit Darwin Nunez dhe Diogo Jota që shënuan nga dy herë në fitoren e fundit ndaj Bournemouth.

Ndërkohë, Salah ka realizuar 18 gola dhe dhuruar nëntë asistime në 27 paraqitje në të gjitha garat për “Reds” këtë sezon.

Lajme të ngjashme