Probleme për Barcelonën, Raphinha rrezikon të mungojë në “El Clasico” - NACIONALE

Probleme për Barcelonën, Raphinha rrezikon të mungojë në “El Clasico”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Barcelona ka konfirmuar se sulmuesi Raphinha ka pësuar një lëndim dhe mund të mungojë në “El Clasico”.

Braziliani këtë edicion ka qenë fantastik në fanellën e katalunasve, duke qenë ndër më të mirët si dhe shkëlqeu ndaj Mallorcas, ku realizoi gol dhe dhuroi asistim

Sidoqoftë, Barcelona konfirmoi se lojtari ka probleme në kofshën e djathtë por që s’dha data kur do të rikthehet.

Testet e bëra në lojtarin tonë Raphinha tregojnë se ka lëndim në kofshën e djathtë. Ai nuk është i gatshëm për përzgjedhje dhe rikthimi i tij do të rikthehet”.

Ndërkohë, trajneri Xavi Hernandez pas fitores ndaj Sevillas deklaroi se shpreson që braziliani të jetë i gatshëm pas pushimit ndërkombëtar.

Do të dimë së shpejti më shumë për lëndimin e Raphinhas. Shpresoj që të jetë i gatshëm pas pushimit ndërkombëtar”.

Barcelona nuk do ta zhvillojë përballjen ndaj rivalit Real Madrid deri pas ndeshjeve të kombëtareve, ku këtë të mërkure është mysafir i Portos derisa në vikendin e ardhshëm përballet me Gironan.

Sipas raportimeve në Spanjë, braziliani do të mungojë për më shumë se një muaj, pra do të humbasë ndeshjet si ndaj Portos, Granadas, Athletic Bilbaos dhe Shakhtar Donetsk.

Përndryshe, synimi i lojtarit është të rikthehet ndaj “Los Blancos” duke marrë parasysh se katalunasit janë pa Pedrin dhe Frenkie de Jong.

Lajme të ngjashme