Probleme për Barcelonën, Dani Olmo jashtë fushës për katër deri në pesë javë - NACIONALE

Probleme për Barcelonën, Dani Olmo jashtë fushës për katër deri në pesë javë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ardhja më e re Dani Olmo ka pësuar lëndim muskulor dhe do të mungojë për katër deri në pesë javë.

Olmo iu bashkua Barcelonës nga Leipzigu, ku pavarësisht startit të jashtëzakonshëm, pësoi lëndim në fitoren ndaj Gironas.

Barcelona me një komunikatë zyrtare ka konfirmuar se spanjolli ka dëmtuar kofshën e djathtë, andaj do të jetë jashtë fushës për disa muaj.

Dani Olmo ka pësuar lëndim në kofshën e djathtë. Ai do të jetë jashtë fushës për katër deri në pesë javë”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Olmo përndryshe që kur iu bashkua Barcelonës ka arritur të shënojë dy gola në dy paraqitje, kurse ka marrë lëvdata të mëdha nga të gjithë tifozët dhe pjesëtarët e bordit.

Barcelona në fakt nga fillimi i besoi spanjollit, sa që e lejoi mesfushorin Ilkay Gundogan të largohet verën e kaluar si agjent i lirë, ndërsa ky i fundit u kthye te Manchester City.

Lajme të ngjashme