Probleme për Arsenalin, lëndohet Gabriel - NACIONALE

Probleme për Arsenalin, lëndohet Gabriel

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi i Arsenalit Gabriel Magalhaes është larguar nga ekipi kombëtar i Brazilit shkaku i lëndimit.

26-vjeçari ka bërë vetëm gjashtë paraqitje për Brazilin, duke bërë debutimin në vitin e kaluar.

Ai ishte ftuar për dy miqësoret ndaj Anglisë, respektivisht Spanjës në këtë pushim ndërkombëtar, mirëpo përzgjedhësi i Brazilit Dorival Junior njoftoi se Gabriel është rikthyer në Londër shkaku i një lëndimi në kofshë.

Federata Braziliane nuk ka bërë me dije se për sa kohë Gabriel do të jetë jashtë fushës, prandaj lojtari do të trajtohet te Arsenali.

Brazili gjithashtu do të jetë edhe pa lojtarin tjetër të Arsenalit Gabriel Martinelli, që gjithashtu e lëndoi këmbën në fitoren 6:0 ndaj Sheffield Unitedit më herët këtë muaj.

Përndryshe, Gabrieli është zëvendësuar direkt me qendërmbrojtësin e Juventusit Bremer.

Brazili do të përballet me Anglinë në “Ëembley” më 23 mars përpara se të luajnë ndaj Spanjës në “Santiago Bernabeu” më 26 mars.

Lajme të ngjashme