Problem mbetet çmimi, Chelsea dhe Arsenal larg marrëveshjes për Balogun - NACIONALE

Problem mbetet çmimi, Chelsea dhe Arsenal larg marrëveshjes për Balogun

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Chelsea dëshiron të nënshkruajë me sulmuesin Folarin Balogun nga Arsenal, por të dy klubet janë shumë larg marrëveshjes shkaku i vlerësimit të lojtarit.

Balogun ka kërkuar të largohet nga “Topçinjtë” në këtë afat veror dhe thuhet se është i hapur për t’iu bashkuar rivalit lokal.

22-vjeçari është i dëshpëruar që të luajë më shumë minuta këtë edicion pas një sezoni fantastik në formë huazimi te Reims.

Arsenal është i hapur për shitjen e amerikanit mirëpo që kërkon rreth 50 milionë funte për ta lejuar të largohet, çmim të cilin Chelsea e ka vlerësuar si shumë të lartë.

Sidoqoftë, mungesa e Christopher Nkunkut për disa muaj ka ndikuar që “Blutë” të kenë nevojë për një sulmues dhe mund t’i vendosin presion lojtarit.

Balogun është duke u kërkuar me ngulm edhe nga disa klube tjera, si rasti i Interit që e kanë kërkuar gjatë tërë afatit veror mirëpo nuk duan ta paguajnë vlerën e vendosur nga Arsenali.

Monaco gjithashtu bëri një ofertë për shërbimet e amerikanit, mirëpo Arsenal e refuzoi edhe pse lojtari kishte pranuar t’i bashkohej gjigantit francez.

Klubet e tjera që kanë shprehur interesim janë West Ham, Fuham dhe rivali lokal Tottenham.

Lajme të ngjashme