“Privilegj ta përfaqësoj Kosovën”, Akil Gjakova e synon medaljen në Lojërat Olimpike - NACIONALE

“Privilegj ta përfaqësoj Kosovën”, Akil Gjakova e synon medaljen në Lojërat Olimpike

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Xhudisti Akil Gjakova ndihet i nderuar që e përfaqëson Kosovën në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, ndërsa thotë se këtë herë synon ta fitojë medaljen e artë.

Gjakova në Olimpiadën e fundit e mbylli si vend i shtatë, por tani është shprehur se ka pasur përmirësime andaj synimi kryesor o medalja.

Në një intervistë për Komitetin Olimpik të Kosovës, Gjakova deklaroi se është i lumtur që do ta përfaqësojë për herë të dytë Kosovën në këto gara.

“Sigurisht kur arrihet norma dhe kualifikohesh për Olimpiadë, kjo është ëndrra e çdo sportisti, për mua do të thotë shumë sepse është hera e dytë ngase kam bërë një karrierë të bujshme. Është kënaqësi dhe privilegj me e përfaqësu shtetin e Kosovës dhe t’iu tregojmë të gjithëve se kush jemi ne”.

“Synimet? Këtë herë jemi përmirësuar shumë andaj synimi kryesor është medalja dhe po besoj që gjithçka do të shkojë mirë”, nënvizoi ai.

Ndërkohë, xhudistët tanë do t’ia nisin garave më 28 korrik deri më 1 gusht.

Lajme të ngjashme