Prishtina nuk licencohet për garat evropiane, Llapi dhe Gjilani po
Prishtina nuk është licencuar për garat evropiane për sezonin 2023/24 nga Federata e Futbollit e Kosovës, ndërsa Llapi me tetë klube të tjera janë licencuar.
Komisioni për Licencimin e Klubeve për garat e UEFA-së vendosi t’i licencojë të gjitha klubet e Superligës përveç Prishtinës, Ferizajt dhe Drenicës.
FFK-ja nuk ka dhënë ndonjë shpjegim pse Prishtinës i është refuzuar licenca për garat evropiane, e cila është në rrugë të mirë ta sigurojë një vend në kualifikime për Ligën e Konferencës.
Ndërkohë, Llapi – i cili ka do ta ketë të vështirë të zërë një vend në kualifikime për garat evropiane – është licencuar pasi FIFA ia hoqi ndalesën sot, pasi më në fund pranoi t’ia paguajë borxhin e majmë ish-trajnerit të vet Alan Clark.
“Në total në këtë proces kanë aplikuar 10 klube nga Superliga e meshkujve dhe 2 nga Superliga e femrave. Nga 12 klube, sa e kanë nisur procesin e licencimit, 9 prej tyre janë licencuar, kurse 3 janë refuzuar”, thuhet në një njoftim të FFK-së.
Nga Superliga e grave janë licencuar Mitrovica dhe Hajvalia.
Klubet e licencuara janë:
FC Ballkani
FC Drita
SC Gjilani
KF Dukagjini
FC Llapi
FC Malisheva
FC Trepça ‘89
KFF Mitrovica
KFF EP Hajvalia
Klubet që nuk janë licencuar për të qenë pjesë e garave të UEFA-së, për edicionin 2023/24 janë:
FC Prishtina
FC Ferizaj
KF Drenica
