Prishtina e ‘shkatërron’ Vushtrrinë, kalon në finalen e Kupës së Kosovës
Prishtina e ka ‘shkatërruar’ Vushtrrinë në kuadër të Kupës së Kosovës, me rezultat të përgjithshëm 8:1 në dy ndeshjet gjysmëfinale, duke siguruar kualifikimin në finale të Kupës së Kosovës.
Ndeshja e parë e zhvilluar në Vushtrri përfundoi me fitore të ngushtë të prishtinasve 2:1, ndërsa sot në Fadil Vokrri në ndeshjet e kthimit ata shënuan fitore të thellë 6:0.
Në të dy pjesët e takimit të udhëhequrit e Debatik Currit shënuan nga tri gola. Serinë e golave e hapi Hyseni në minutën e tetë të takimit.
Vetëm pak minuta më vonë, saktësisht në minutën e 16-të, Leotrim Kryeziu dyfishoi epërsinë, ndërsa në të 36-tën po i njëjti shënoi për 3:0, me të cilin rezultat përfundoi pjesa e parë.
10 minuta pasi filloi pjesa e dytë, mbrojtësi, Bujar Pllana shënoi për 4:0.
Mergim Pefqeli dhe Jashari u përkujdesen për rezultatin e thellë 6:0, në minutat respektive 75’ dhe 83’.
Prishtina me fitore 8:1 nga 180 minuta lojë, bëhet skuadra e parë finaliste e Kupës së Kosovës dhe do ta presë fituesin nga ndeshja Gjilani – Llapi, me gjilanasit që janë shumë afër të shënojnë fitore.