Prishtina e ndali Gjilanin në fund, fitore e rëndësishme - NACIONALE

Prishtina e ndali Gjilanin në fund, fitore e rëndësishme

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Skuadrat barazuan me rezultat 2:2 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 22-të BKT Superligës së futbollit.

Gjilanasit nuk ditën ta ruanin avantazhin e dyfishtë pasi “Bardhekaltrit” rikthyen gjithçka në minutat e fundit, shkruan “Gazeta Express”.

Gerhard Progni shënoi nga penalltia për ekipin e Ismet Munishit në pjesën e parë.

Urse, Arbër Prekazi e gjeti golin e dytë të udhëtuesve në pjesën e dytë.

Por, prishtinasit nuk u dorëzuan asnjëherë.

Ata e ngushtuan rezultatin me Oto John, ndërsa për golin e barazimit u përkujdes Endrit Krasniqi në minutat shtesë.

Gjilani mbetet në pozitën e dytë në tabelë, tash me dy pikë më pak se lideri, Ballkani.

Kurse, Prishtina mbetet në vendin e gjashtë.

Ndërkohë, Ulpiana e mundi Drenicën 3:1.

Lajme të ngjashme