Prishtina dhe Gjilani ndajnë pikët, pa gola edhe në Podujevë - NACIONALE

Prishtina dhe Gjilani ndajnë pikët, pa gola edhe në Podujevë

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Ka përfunduar xhiroja e 33-të e Superligës së Kosovës, ku Prishtina – Gjilani dhe Llapi – Ferizaj kanë barazuar pa gola, me kryeqytetasit që ia bëjnë më të vështirë vetës punën për kualifikim në gara evropiane.

Prishtina – Gjilani

Skuadra e Debatik Currit dominoi në takimin e zhvilluar në Fadil Vokrri, me një pjesë të parë plot raste, por që dështuan të shënojnë gol, teksa Gjilani u tregua e pafuqishme të tregonte diçka në këtë ndeshje dhe në 12 minutat e fundit luajti me një lojtar më pak.

Mergim Pefqeli tentoi dy herë në pjesën e parë, me rastin e parë që u dënua nga portieri Enea Koliçi, teksa herën tjetër goditja e tij shkoi pranë portës.

Pjesa e dytë nuk pati diçka për të veçuar, përveç kartonit të dytë të verdhë të Arbnor Ramadanit në minutën e 78-të, kur Gjilani mbeti me një lojtar më pak në fushë.

Prishtina mbetet në pozitën e katërt me 44 pikë, shtatë pikë më pak se Gjilani i vendit të tretë.

Llapi – Ferizaj

Llapi ka dështuar të marrë fitore në shtëpi ndaj Ferizajt.

Të dy skuadrat patën rastet e veta, me mysafirët që ishin paksa më këmbëngulës, kur në një rast rrezikuan në pjesë të parë, por goditja u ndal nga portieri Ilir Avdyli.

Rezultati i takimit ishte 0:0 dhe tani Llapi mbetet në pozitën e gjashtë me 42 pikë, dy më pak se Dukagjini e Prishtina, ndërsa Ferizaj gjendet në zonën e skuadrave që bien nga Superliga.

Lajme të ngjashme