Prishtina 01 e fiton të drejtën e organizimit të Elite Round nga UEFA
Pak ditë më parë FC Prishtina 01 siguroi një vend në Elite Round apo fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, aty ku bëjnë pjesë 16 skuadrat më të mira të Evropës. Tani vjen një tjetër lajm i mirë, pasi skuadra kosovare ka fituar të drejtën e organizimit të kësaj faze nga UEFA, për grupin e saj.
Ende nuk është bërë e ditur se në cilin grup FC Prishtina 01 do të bëjë pjesë dhe me kë do të përballet, por kjo do të bëhet e ditur në ditën e enjte, siç lajmëron klubi në rrjetin social Facebook.
Ndeshjet e grupit të skuadrës kryeqytetase do të zhvillohen nga data 28 nëntor deri më 3 dhjetor në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Kampioni i Kosovës me dy fitore dhe një barazim, me paraqitjen e fundit thjesht të jashtëzakonshme në Lituani, siguroi vendin e saj në mesin e 16 skuadrave më të mira në Evropë dhe tifozët e futsallit tani mund ta përjetojnë nga afër këtë garë, ku marrin pjesë skuadra të mëdha evropiane.
