Presidenti i UEFA-s thotë se nuk do të kandidojë për t'u rizgjedhur në vitin 2027 - NACIONALE

Presidenti i UEFA-s thotë se nuk do të kandidojë për t'u rizgjedhur në vitin 2027

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i shtëpisë së futbollit evropian UEFA, Aleksander Ceferin, ka njoftuar se nuk do të kërkojë votë për rizgjedhje në vitin 2027.

Kjo vjen pasi UEFA votoi për të ndryshuar rregullat e saj, të cilat do ta kishin lejuar 56-vjeçarin slloven të kandidonte përsëri dhe potencialisht të qëndronte në krye të organit drejtues të futbollit evropian deri në vitin 2031.

Federata Angleze e Futbollit (FA) ishte kombi i vetëm që kundërshtoi ndryshimin e rregullit në një kongres të UEFA-s në Paris.

FA tha se udhëheqësit duhet të shërbejnë në "maksimum" prej tre mandatesh prej katër vitesh.

Rregullat e mëparshme i lejonin një presidenti të shërbente tre mandate në detyrë, por vendimi i ri nënkupton se mandati fillestar i Ceferin, kur ai zëvendësoi Mishel Platinin në vitin 2016, pjesërisht në një cikël katërvjeçar, nuk llogaritet si një mandat i plotë i kryer.

FA set to vote against UEFA rule change allowing Aleksander Ceferin extra term | beIN SPORTS

Ceferin mori detyrën kur Platini dha dorëheqjen në maj 2016 pasi u ndalua nga organi qeverisës botëror FIFA për shkelje të etikës.

Pavarësisht se shumica, pra dy të tretat të 49 vendeve votuan për të kaluar mocionin, ai më vonë njoftoi se nuk do të kandidojë në vitin 2027.

Ceferin tha në një konferencë për shtyp: "Gjashtë muaj më parë vendosa që të mos kandidoj më. Arsyeja është se pas disa kohësh çdo organizatë ka nevojë për gjak të freskët, por kryesisht sepse unë jam larguar nga familja për shtatë vjet tani. Qëllimisht nuk doja t’i zbuloja mendimet e mia më parë, sepse së pari doja të shihja fytyrën e vërtetë të disa njerëzve dhe e pashë atë”.

Lajme të ngjashme