Presidenti i Sociedadit jep detaje për “transferimin” e Kubos te Liverpooli
Presidenti i Real Sociedadit Jokin Aperribay insiston se sulmuesi Takefusa Kubo është shumë i lumtur dhe nuk ka pasur negociata me Liverpoolin për një transferim të mundshëm në verë.
“Reds” janë duke shikuar të bëjnë përforcime në aspektin ofansiv, me Kubon që po vlerësohet si zëvendësim afatgjatë i Mohamed Salahut.
Megjithatë, këto duket se janë thjesht spekulime me Aperribay që ka konfirmuar se nuk ka negociata me Liverpoolin ose dikë tjetër për “Messin japonez”.
“Nuk ka ndonjë problem. Nuk ka negociata me asnjë skuadër”.
“Jemi në afatin e verës, gjithçka mund të ndodhë. Por, Take është shumë i lumtur te ne dhe do të qëndrojë”.
“E duam Kubon shumë, shpresojmë që të qëndrojë te Real Sociedadi përgjithmonë”, deklaroi ai.
Më herët këtë javë, mediumi japonez “Sponichi” dha indikacione se bisedimet mes përfaqësuesve të Kubos dhe Liverpoolit janë në fazën finale, me “Reds” që po konsiderojnë t’ia aktivizojnë klauzolën e lirimit në vlerën e 50 milionë funteve.