Presidenti i PSG-së nën hetime për rrëmbim dhe torturë në Katar - NACIONALE

Presidenti i PSG-së nën hetime për rrëmbim dhe torturë në Katar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, është duke u hetuar mbi akuzat për 'rrëmbim dhe torturë' në vendin e tij të lindjes, Katar.

Tre gjyqtarë francezë janë emëruar për të nisur një hetim ndaj shefit të PSG-së për 'rrëmbimin dhe torturën e supozuar' të lobitistit franko-algjerian Tayeb Benabderrahmane, raporton gazeta franceze L' Equipe.

Trois juges d'instruction se penchent sur les accusations de Tayeb Benabderrahmane visant Nasser al-Khelaïfi - L'Équipe

Benabderrahmane, 42 vjeç, ka pohuar se i është nënshtruar 'rrëmbimit, mbylljes dhe torturës' të kryer gjatë një periudhe gjashtëmujore, krejt kjo dyshohet se ka ndodhur në lidhje me posedimin e disa dokumenteve të ndjeshme.

Benabderrahmane thuhet se është arrestuar në Katar nga janari 2020, rreth tre muaj pasi u vendos në pozitën e lobistit.

Më pas dyshohet se 42-vjeçari është burgosur dhe torturuar, para se të vendosej në arrest shtëpie. Ai pretendon se është lejuar të largohet në nëntor vetëm pas nënshkrimit të një marrëveshjeje konfidencialiteti, e cila përcaktonte mos-zbulimin e natyrës së ndjeshme të dokumenteve që zotëronte.

Raportohet se këto dokumente kanë të bëjnë me dhënien e Kupës së Botës 2022 për Katarin, si dhe të drejtat televizive për edicionet 2026 dhe 2030 të turneut për BeIN Media.

PSG : La justice ordonne une médiation entre Nasser Al-Khelaifi et le lobbyiste Tayeb Benabderrahmane - Eurosport

Korporata e transmetimit me bazë në Katar drejtohet nga Al-Khelaifi, i cili u akuzua se kishte bërë një pakt me ish-sekretarin e përgjithshëm të FIFA-s, Jerome Valcke, përpara se të shpallej i pafajshëm në tetor 2020.

"Ne jemi shumë të lumtur që dosja e vërtetë e kësaj historie është hetuar më në fund nga drejtësia franceze," i thanë avokatët e z. Benabderrahmane, Maitres Romain Ruiz dhe Gabriel Vejnar agjencisë së lajmeve franceze.

Siç raporton TheSun, Al-Khelaifi iu përgjigj akuzave me këtë deklaratë: “Ju po flisni për kriminelë profesionistë. Ata kanë ndryshuar avokatët e tyre më shumë herë sesa kanë ndryshuar historitë dhe gënjeshtrat e tyre.

"Është manipulimi përfundimtar i medias. Unë jam i habitur që kaq shumë njerëz i kanë marrë gënjeshtrat dhe kontradiktat e tyre si të besueshme - por kjo është bota mediatike në të cilën ndodhemi sot. Drejtësia do të ecë në rrjedhën e saj - nuk kam kohë të flas për kriminelët e vegjël profesionistë”.

Ky është skandali i dytë që godet klubin parisien brenda pak ditësh, me mbrojtësin e krahut Achraf Hakimi të akuzuar për 'sulm seksual' të dyshuar të hënën.

Lajme të ngjashme