Presidenti i Napolit e konfirmon largimin e Spallettit - NACIONALE

Presidenti i Napolit e konfirmon largimin e Spallettit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Napolit, Aurelien de Laurentiis ka konfirmuar largimin e trajnerit Luciano Spallettit.

Në një intervistë së fundmi për "EuroFoot", De Laurentiis ka thënë se tekniku italian ka vendosur të pushojë për një kohë pasi fitoi titullin e kampionit.

"Spalletti është i lirë. Ai erdhi tek unë më tha se ka dhënë gjithçka dhe që ky rreth ka përfunduar".

"Ai më tha se ka kontratë me mua por që ai do të preferonte të merrte një vit pushimi, a mund të them jo? Ai më dha shumë dhe unë duhet ta falënderoj", deklaroi ai.

De Laurentiis veçse ka nisur ta gjejë alternativën e Spallettit pasi ka telefonuar ish përzgjedhësin Luis Enrique, me të cilin ka diskutuar për projektin e klubit.

Përpos Enriques, Napoli ka një listë edhe me dy trajnerë të tjerë mirëpo që ende s’ka asgjë konkrete.

Spalletti bëri mrekullinë me skuadrën e Napolit duke i ndihmuar ta fitojnë titullin e tretë në histori, që vjen pas plot 33 viteve.

Rol kyç padyshim ka pasur edhe mbrojtësi Amir Rrahmani, që ishte i padiskutueshëm nën urdhrat e teknikut italian.

Lajme të ngjashme