Presidenti i Hertha Berlin vdes në moshën 43-vjeçare
Presidenti i Hertha Berlin, Kay Bernstein, një ish-tifoz i çmendur i klubit i cili mori befasisht presidencën në vitin 2022, ka vdekur në moshën 43-vjeçare, siç njoftoi klubi me anë të një deklarate sot gjatë ditës.
Bernstein ishte një përkrahës prej kohësh si ultras dhe fitorja e tij në zgjedhjet presidenciale - e para për klubet e Bundesligës - u përshëndet në të gjithë Gjermaninë si një fitore për tifozët kundër komercializimit të sportit.
"Hertha BSC po mban zi për vdekjen e Kay Bernstein. Klubi mori lajmin e tmerrshëm të martën se presidenti Kay Bernstein ka ndërruar jetë papritur në moshën 43-vjeçare. I gjithë klubi, organet e tij drejtuese dhe anëtarët e stafit janë të shokuar dhe të pikëlluar thellësisht nga lajmi. E gjithë familja Hertha po mban zi për vdekjen e Kay dhe po mendon për familjen dhe miqtë e tij," u tha në komunikatë.
Hertha BSC are mourning the death of Kay Bernstein.
— Hertha BSC (EN) (@HerthaBSC_EN) January 16, 2024
The club received the terrible news on Tuesday that president Kay Bernstein has passed away unexpectedly aged 43. The whole club, its governing bodies and staff members are shocked and deeply saddened by the news. pic.twitter.com/uI8HGob8z0
Hertha, e cila ra nga Bundesliga sezonin e kaluar, është e shtata në renditje në nivelin e dytë të ligës, 10 pikë larg liderit Kiel dhe gjashtë nga zona e play-offit për inkuadrim në elitën gjermane.