Presidenti i Ferizajt, Abazi e përgenjështron Batatinën: S'jemi pajtuar ta bojkotojmë kampionatin - NACIONALE

Presidenti i Ferizajt, Abazi e përgenjështron Batatinën: S'jemi pajtuar ta bojkotojmë kampionatin

1 vit më parë

nga Edonis Bytyqi

Presidenti i klubit futbollistik, Ferizaj, Lulzim Abazi tha se Ministria e Sportit nuk po e licencon Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) shkaku që disa klube nuk i kanë plotësuar dokumentet, kështu se paku deklaroi ai për Gazetën Nacionale.

27 klube u mbledhën në Federatë (vetëm katër prej tyre ishin nga Superliga), ku diskutuan çështjen e moslicencimit për ligjin e sponosorizimit nga Ministria e Sportit.

Lidhur me këtë takim, Nacionale ka kontaktuar Abazin, i cili tregoi se nuk është marrë asnjë vendim që të bojkotohet kampionati, pavarësisht deklaratës së Batatinës, që sipas tij ishte thjesht i zemëruar në ato momente.

Federata na ka hapur dyert. Na kanë thënë mos rrini nëpër kafe hajdeni në Federatë që të diskutoni. Ishim rreth 27 klube, ku çështja e diskutimit pra ishte licencimi. Nuk kemi vendosur që ta bojkotojmë kampionatin, Tahir Batatina ka qenë i frustëruar prandaj edhe e ka thënë këtë gjë”.

Abazi tutje tregoi bisedën që kishte me Avni Haxhiun (presidentin e Trepçës), pasi ky i fundit ishte i pranishëm me Batatinën dhe Bahollin në takimin me Afërdita Fazlijin në MKRS.

"Pastaj ata tre (Tahir Batatina, Avni Haxhiu dhe Shaban Baholli) kanë shkuar në MKRS, ku janë takuar me Fikret Shatrin dhe Afërdita Fazlijin. Pak më herët bisedova me ta dhe gjithnjë në bazë të fjalëve të Haxhiut më thanë se problemi nuk është te presidenti Agim Ademi, sepse nga përgjigjet që kanë marrë nga UEFA dhe FIFA, Ademi dhe statuti i FFK-së janë në rregull. Por, problemi qenka te klubet sepse disa nuk i kanë plotësuar dokumentet dhe te lidhjet rajonale, një gjë të tillë kurrë nuk e kemi ditur”.

Në dy ditët e ardhshme ata (Ministria) do t'i dërgojnë kushtet që s’janë plotësuar në Federatë, ato që kërkohet që janë minore, por duhet gjithsesi të kryhen sipas tyre që të licencohet Federata".

Në këtë takim, gjashtë klubet e Superligës së Kosovës refuzuan pjesëmarrjen, disa prej tyre shkaku që nuk janë njoftuar me kohë.

Drejtori i KF Malishevës, Kastriot Kafexholli për Nacionalen ditën e mërkurë deklaroi se këtë iniciative për takim është dashur ta bënin para dy apo tre muajve.

Jo unë nuk kam qenë i pranishëm në këtë takim. Na kanë njoftuar shumë vonë, kam pasur punë në ATK për disa dokumente dhe nuk kam mundur të shkoj. Kjo inciativë për këtë takim është dashur të merret para dy apo tre muajve, por atëherë disa klube nuk donin për arsye të veta”.

Kafexholli refuzoi ta komentojë deklaratën e Batatinës, por foli për problemet që ligji për sponsorizim i ka sjellë klubit, pasi ata janë detyruar edhe të marrin hua.

Deklarata e Batatinës? Po e lexova, por nuk kemi qëndrim rreth kësaj. Batatina është i fortë, ndoshta e bën e ndoshta jo. Ligji për sponsorizim na ka goditur shumë ekonomikisht, për Malishevën ka qenë shumë rëndë sepse është dashur edhe të huazojmë mjete. Ta organizosh tërë sezonin me biznese e pastaj për një moment nuk i ke, normal është e rëndë. Shpresoj që Federata të licencohet sa më parë”.

Lajme të ngjashme