Presidenti i Federatës së Futbollit të Francës jep dorëheqje, shkaku i një deklarate shpërfillëse për Zinedine Zidane
Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Noel Le Graet është larguar nga pozita e tij, vetëm disa ditë pasi bëri disa komente jo të mira për legjendën Zinedine Zidane.
81-vjeçari kërkoi falje nga ish futbollisti francez duke thënë se komentet e tij ishin të tepërta.
Zidane ka qenë që një kohë i lidhur si pasuesi i Didier Deschamps, por La Graet për RMC deklaroi se nuk do ta hapte telefonin nëse ish trajneri i Real Madridit do e telefononte, duke shtuar: "As që më intereson, le të shkojë ku të dojë".
Deschamps që priu "Gjelat" drejt triumfit në Kupën e Botës 2018 dhe finalen e Katarit muajin e kaluar iu ofrua rinovim për dy vite, por deklaratat e Le Graet drejt Zidane u kritikuan shumë. Në fakt edhe Kylian Mbappe mbështeti trajnerin.
Në mbledhjen e fundit të komitetit ekzekutiv të Federatës së Francës u njoftua që La Graet ka dhënë dorëheqje përkohësisht nga ajo pozitë.
“Noel Le Graet në marrëveshje me komitetin ekzekutiv të mbledhjes së FFF-së sot në Paris, ka zgjedhur të tërhiqet nga detyrat e tij si president i Federatës deri në komunikimin përfundimtar të auditimit të kryer nga Ministria e Sporteve dhe në pritje të analizës së tij nga Comex (komiteti ekzekutiv) i FFF-së”.
“Comex i FFF ka vendosur gjithashtu të pushojë nga puna Florence Hardouin, menaxher i përgjithshëm i FFF-së, si masë paraprake. Nga sot, zëvendës/zëvendëspresidenti i FFF-së, Philippe Diallo do të jetë menaxher i përkohshëm i këtyre dy funksioneve”, shkruhet në komunikatë.
