Presidenti i Comos konfirmon se provuan transferimin e Marcus Rashford dhe Theo Hernandez - NACIONALE

Presidenti i Comos konfirmon se provuan transferimin e Marcus Rashford dhe Theo Hernandez

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Comos Mirwan Suwarso thotë se klubi italian tentoi më të mirën për ta kënaqur Cesc Fabgres pavarësisht që dështuan në afrimin e Marcus Rashford e Theo Hernandez, si dhe Nico Paz do të mbetet në skuadër ‘përgjithmonë’.

Como ishte skuadra që shpenzoi më së shumti në Serie A në afatin kalimtar dimëror.

Suwarso diskutoi për strategjinë e klubit dhe vizionin për të ardhmen, gjatë një interviste së fundmi për “Sky Sport Italia”.

“Shpresojmë që këto investime të zgjasin për disa vite. Sezonin tjetër mos prisni atë që kemi bërë tani sepse nëse kemi punuar mirë, nuk kemi nevojë të bëjmë të njëjtën gjë sërish për shumë sezone”.

“Rashford e Hernandez? Provuam t’i japim trajnerit lojtarët që i nevojiten për stilin e tij të lojës”.

“Analizuam dhe provuam më të mirën, por e dimë se jemi klub i vogël prandaj disa nuk na morën seriozisht. Kur flitet për lojtarët e mëdhenj që të vijnë në Como, ata thonë “Jo, dua të luajë në Ligën e Kampionëve ose Evropë”. I kuptojmë plotësisht sepse s’kemi çfarë të bëjmë”.

“Por, ëndërrojmë. Si njerëz, kjo na shtyn të vazhdojmë përpara. Çdo ditë shohim diçka më të madhe, të jemi më mirë se ditën e kaluar. Besoj se ky klub do të jetë garues një ditë”.

I pyetur për Nico Paz, i cili thuhet se do të kthehet në verë te Real Madridi, ai shtoi: “Duam ta mbajmë përgjithmonë nëse është e mundur”.

Lajme të ngjashme