Presidenti i Bayernit: Jam i sigurt se Muller do të rinovojë
Presidenti i Bayern Munichut Hainer është optimist se mesfushori Thomas Muller do ta vazhdojë kontratën.
Gjermani është i lidhur me largimin nga “Allianz Arena” gjatë verës, me Manchester Unitedin që shihet si destinacion i mundshëm pasi e kërkuan edhe verën që lamë pas.
Sidoqoftë, Bayern tani është fokusuar për t’ia rinovuar kontratën dhe Hainer beson se një situatë e tillë do të arrihet lehtësisht.
“Muller është absolutisht ikon e Bayernit dhe një lojtar me meritë të madhe këtu. Shpresoj se ai do ta mbyllë karrierën në Munich".
“Jemi në bisedime, jam optimist dhe shpresoj se do të qëndrojë me ne”, tha ai për “BILD TV”.
Muller gjithnjë ka qenë i fokusuar për të arritur suksese me klubin gjerman, sidoqoftë minutazha e ulët mund të ndikojë të shikojë opsione të tjera.
Raportohet se opsioni i preferuar mbetet rinovimi, mirëpo pritet të ketë oferta të larta financiare edhe nga klubet arabe.
Këtë sezon, gjermani ka zhvilluar 10 paraqitje në Bundesliga duke shënuar një gol dhe dhuruar katër asistime, por e ka humbur vendin shkaku i talentit Jamal Musiala.