Presidenti i Barcelonës zbulon emrin e lojtarit të cilit do t’i jepte kontratë për tërë jetën - NACIONALE

Presidenti i Barcelonës zbulon emrin e lojtarit të cilit do t’i jepte kontratë për tërë jetën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Barcelonës Joan Laporta thotë se do t’ia rinovonte kontratën mbrojtësit Ronald Araujo për tërë jetën, gjatë një dokumentari për jetën dhe karrierën e uruguaianit.

Araujo ndoshta po kalon sezonin e fundit te katalunas, pasi është në vëmendjen e Bayern Munichut, skuadër që e kërkoi edhe në afatin e janarit.

Megjithatë, Barcelona s’është e gatshme ta lejojë të largohet dhe Laporta së fundmi ka deklaruar se dëshiron ta mban uruguaianin sa më gjatë të jetë e mundur.

Do t’ia rinovoja kontratën për jetë. Është person i mrekullueshëm. Është një ndër qendërmbrojtësit më të mirë në klub”.

Dua ta ndaj punën e madhe që bën në klub. Barcelona është krenare që ka një lojtar të tillë, një mbrojtës që mbron ngjyrat e Barcelonës në çdo mënyrë”, tha Laporta.

Ndërkohë, muajin e kaluar edhe drejtori sportiv Deco deklaroi se as Araujo dhe as mesfushori Frenkie de Jong nuk do të largohen në verë.

Asgjë nuk do të ndodhë. Kanë kontratë dhe duam t’i mbajmë më të mirët dhe ata janë. Janë lojtarë të tashmes dhe të ardhmes. E kanë merituar të jenë te Barcelona, kanë fituar respektin e tifozëve dhe klubit. Mbështetemi te ta”.

Ndërkohë, 25-vjeçari iu bashkua Barcelonës në sezonin 2019/20 dhe deri më tani ka afro 150 paraqitje zyrtare.

Lajme të ngjashme